Robelli: Ambasada amerikane dhe DASH qesharakë ndaj Berishës, nuk është vetëm ai i korruptuar
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Enver Robelli u shpreh se ndaj Berishës ka qenë kritik ndaj mënyrës se si ka qeverisur, por më duket se kjo sjella e ambasadës amerikane dhe DASH qesharake
Ai tha se nëse Berisha do të ishte përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri, lehtë do të ishte puna dhe shqiptarët do ta pranonin që ia të izolohej dhe të mos merrej me politike.
Robelli: Asnjë shtet nuk është i pagabueshëm, fut këtu edhe SHBA-të që mund të kenë ndonjë diplomat që i përfaqëson ato. Mendoj se në ambientin shqiptar, akuzat për antiamerikanizëm është më shumë një instrument për luftë të brendshme politike. Në rastin e Zotit Berisha unë kam qenë kritik ndaj mënyrës se si ka qeverisur, por më duket se kjo sjella e ambasadës amerikane dhe DASH qesharake sepse po të ishte vetëm Berisha për korrupsionin në Shqipëri, lehtë do të ishte puna dhe shqiptarët do ta pranonin që ia të izolohej dhe të mos merrej me politike.
Robelli shtoi se duket sikur po krijohet përshtypja se të gjitha mëkatet duhet t'i marrë Berisha, kur ka shumë politikanë të tjerë të korruptuar në partitë e tjera, edhe në PS që ka marrë mandatin e tretë.
Robelli: Duket sikur po krijohet përshtypja se të gjitha mëkatet duhet t'i marrë Berisha, kur ka shumë politikanë të tjerë të korruptuar në partitë e tjera, edhe në PS që ka marrë mandatin e tretë. Dyshohet se janë të korruptuar deri në fyt dhe të lidhur më trafiqe. Madje janë bërë edhe hetimi, ku disa prej të cilave kanë ndaluar. Prandaj kjo sjellja e ambasadores amerikane më duket më shumë si një cirk. Nuk besoj se SHBA-të do të dërgojnë ndonjë luftanije para Durrësit në Shqipëri, sepse e dinë se korrupsioni nuk është i lidhur vetëm me një politikan.
