Robelli: Ballkani i Hapur është një nismë e mjegullt, Serbia do të prishë kufijtë në Ballkan

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Enver Robelli u shpreh se mungon një ndjeshmëri tek opinioni shqiptar për atë që ka ndodhur në Kosovë.

Ai tha se nisma Ballkani i Hapur është një nismë e mjegullt pa ndonjë qëllim të saktë, me parulla të pas Luftës II Botërore kur po formohej Jugosllavia.

Robelli: Mendon se mungon një ndjeshmëri tek opinioni shqiptar për atë që ka ndodhur në Kosovë, dhe mendoj se një gjë e tillë nuk është shumë e shëndetshme për raportet tona. Prandaj duhet kuptuar se ka edhe një ndjesi kundrejt edhe muzikës serbe, sepse plagët e luftës akoma dhembin. Sigurisht që edhe kjo çështja e muzikës nuk ka pse dramatizohet. Një pjesë e shqiptarëve të Shqipërisë akuzohet për një patriotizëm të rremë, por mendoj se duhet të ketë një dialog të brendshëm. Mendoj se është edhe cështje e edukimit politik në këtë aspekt.

Ndërsa nisma Ballkani i Hapur është një nismë e mjegullt pa ndonjë qëllim të saktë, me parulla të pas Luftës II Botërore kur po formohej Jugosllavia. Situata mes dy vendeve tonë ka ardhur për shkak të politikanëve që duan të konsolidojnë pushtetin e tyre. Po ashtu më duhet edhe si një shantazh kundrejt BE-së që nuk po i pranon, duke bërë një nismë të tillë të ngjashme me BE-në këtu në Ballkan. Nga ana tjetër Procesi i Berlinit është një proces si shpikur për të argëtuar Ballkanasit për të mos kërkojnë me ngulm për tu futur në BE. Është një lojë me liderët autokratë të Ballkanit që të besojnë se po bëjnë diçka për integrimin.

Robelli shtoi se qëllimi i Serbisë ka qenë dhe është që të dalë në Adriatik. Serbia do të prishë kufijtë aktual në Ballkan që tu hidhet në qafë shteteve të tjera të Ballkanit.

Robelli: Qëllimi i Serbisë ka qenë dhe është që të dalë në Adriatik. Serbia do të prishë kufijtë aktual në Ballkan që tu hidhet në qafë shteteve të tjera të Ballkanit. Sigurisht që me ndihmën e Rusisë duan që të luajnë rol në këto vende. Kështu Serbia nuk është një burim stabiliteti në rajon, prandaj nuk është mirë që liderat shqiptarë të bien në këtë kurth dhe të rehabilitojnë Vuçiçin. Duket se Rama e ka marrë këtë nismë me inat në aspektin personal dhe do të grindet me kryeministrin e Kosovës. Mendoj se është shumë keq që nuk ka një dialog mes dy vendet tona.