Hetimet për teatrin Kombëtar, AMT i kujton SPAK:Jemi në realitet të ri, sekuestro truallin

Prokuroria e Posaçme SPAK me një document ka informuar edhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me  fazën në të cilën ndodhen hetimet për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Nga dokumenti mësohet se hetimet kanë nisur që në janar të vitit 2020 dhe ato kanë nisur nxitur nga kallëzimi penal I kësaj aleance.

Por AMT kërkon ti vërënë dukje se sot jemi në një realitet të ri.

‘Sot jemi në një realitet të ri kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka dalë një vkm e re e qeverisë që i rikalon pronën Bashkisë dhe një përgjigje e tillë është tejet e vonuar në kohë dhe ritëm.

Shpresojmë që SPAK mos legjitimojë me mos veprimin e tij fillimin e punimeve të paligjshme nga Bashkia në sheshin e Teatrit” shkruan AMT duke i kujtuar kallëzimin penal të fundit që kanë dorëzuar pak ditë më parë dhe ku kërkohet dhe sekuestroja preventive e truallit.

“Ne kemi kërkuar sekuestro preventive dhe ende nuk kemi asnjë reagim Gjithsesi kallzimet tona janë në sirtarët e SPAK dhe nuk mund të anashkalohen”