Shkarkohet hetuesi i dosjes "339" Besim Hajdarmata ndërhyri në hetime, takime me persona të dyshimtë
Kolegji i Posaçem i Apelimit shkarkon nga detyra Ish-kreun e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata.
KPA pranoi kërkesën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
KPA konsaton se Hajdarmataj ka probleme me pasurine.
Rezultoi se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive dhe përballimin e shpenzimeve të këtyre viteve.
KPA nënvizoi mosushtrim të detyrës si drejtues në çështje sensitive të trafikut të droges si dhe mosnjohje të ligjit prej tij në të paktën tre raste.
Një nga çështjet e shumëpërfolura është dhe dosja me 808 kilogram kanabis e mbyllur pa autor KPA vërejti se drejtuesi i prokurorisë Hajdarmataj nuk kishte bërë detyrën.
Subjekti i rivlerësimit në cilësinë e prokurorit të çëshjtes e drejtuesit të zyrës ka demostruar minimalisht mangësi të theksuar të njohurive të ligjit për shkak të rolit të tij pasiv në drejtimin e veprimtarisë hetimore në funksion të zbardhjes së ngjarjes dhe vënies para përgjegjësisë së autorëve përkatës.
"Fakti që nuk ka gjurmë të veprimtarisë së tij si drejtues apo ato janë shumë të vonuara, deri në vendimet për shpalljen e moskopetencës së prokurorisë së krimeve të rënda tregon mangësi në ushtrimin e funksioneve drejtuese në çështje të cilat për shkak të sasive shumë të mëdha të lëndëve narkotike të sekuestuar dhe për shkak të hetimeve me karakter transnacional duhet të kishin një vëmendje të shtuar dhe kujdes të shtuar të subjektit veçanërisht në situatën shumë sensitive në drejtim të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike"
Gjithashtu u shoqërua me persona me precedentë penalë.
"Marrëdhënia e subjektit me individë, S.K e B.K që rezultojnë me precedent penalë tregojnë një sjellë jashtëgjyqësore jo të denjë"
Ish-kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata u konfirmua në detyrë me 16 tetor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Menjëherë pas zbradhjes së vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit publikoi rekomandimin duke kërkuar që Komisioneri Publik ta ankimonte vendimin.
Anikimi kundër Hajdarmatajt u gjykua nga trupa e udhëhequr nga Rezarta Schuetz, me relatore gjytaren Ina Rama dhe anëtarë gjytarët Sokol Çomo, Ardiana Hajdari dhe Albana Shtylla.
Hajdarmataj është njohur dhe për hetimin e disa nga çështjeve më të rëndësishme si dosja e i ish-ministrit Saimir Tahri, zgjedhjet në Dibër përgjimet e së cilës i publikoi BILD.