Dokumenti - SPAK konfirmon: Hetimet për Teatrin kombëtar ende në fazë paraprake
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmon se hetimet pë çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar të nisura në 23 janarit 2020 janë ende në fazën e hetimet paraprak.
“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota dhe të gjithë anshme" shkruan SPAK në një shkrese dërguar Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata.
Në përgjigjen që mban datën 27 korrik 2021 thuhet se hetimet kanë nisur për veprën penale të 'shpërdorimit të detyrës' mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 më datë 23 janar 2020 dhe se dhe kallëzimi i bërë nga PD është bashkuar me këtë procedim penal.
Ndonëse kanë kaluar 20 muaj vijojnë hetimet paraprake dhe "Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informoj në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në deklaratën e SPAK.
Gjatë kësaj kohe aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar disa padi penale drejtuar qeverisë dhe bashkisë Tiranë. E fundit është ajo e pak ditëve më parë ku AMK padit në SPAK VKM që rikthen truallin e Teatrit Bashkisë së Tiranës.
