"Erdhëm për ajrin e detin po thithim tymin" flet pushuesja nga Livadhi i Himarës: Gjithë plazhi është me hi të zi, erë e keqe
Ina, një pushuese në plazhin e Livadhit në Himarë tregon për Ora News si është panorama sot atje.
Si është situata sot?
“Gjithë plazhi është me hi të zi. Është ambient i ndotur dhe erë të keqe. Nga atje lart vijon të ketë shumë tym, ndërkohë që dje ka qenë një vatër e madhe zjarri e aktivizuar. Deri në orën 03:00 të mëngjesit ka pasur aktive vatra zjarri.
A e mendoni largimin?
Kemi bërë pagesën full dhe nuk lëvizim dot, por ndërsa kemi ardhur për klimën e detit po thithim tym.

Momentalisht dyshohet se vatra e zjarrit që u aktivizua dje (3 gusht 2021) në Himarë pranë plazhit të Livadhes ka qenë e qëllimshme dhe e vendosur nga banorët e zonës. Sot paradite (ora 09:00) flakët janë neutralizuar dhe po punohet për fikjen totale të tyre. Mendohet të jenë djegur deri në 2 hektar bimësi e zonës, shkurre dhe pemë
