Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër, e fundit ishte riaktivizuar sot në mëngjes

Shuhen vatrat e zjarrit në Gjirokastër. Ministri i Mbrojtjes njofton se vatrat janë shuar gjatë natës nga Forcat  e Armatosura, forcat zjarrfikëse dhe forcat e tjera të Bashkisë Gjirokastër.

Vatra e fundit që u shua ka qenë ajo në fshatin Qestorat. Helikopteri ka bërë 5 inkursione nga ajri për të shuar përfundimisht vatrën e zjarrit e riaktivizuar sot në mengjes. Njëkohësisht forca të shumta të PMNZSH dhe FA kanë arritur të shuajnë edhe vatrën tjetër të zjarrit në fshatin Tranoshishtë në një terren shumë të pafavorizuar.