Opozita: Keqmenaxhimi i qeverisë po djeg Shqipërinë
Situata me zjarret ditët e fundit solli një debat të gjërë publik dhe reagim politik mbi kapacitetet e shtetit shqiptar.
Zv/ ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici tha se helikopterët që mund të përdoren për shuarjen e zjarreve janë në remont ndërsa situate ka mbetur në duart e ushtrisë dhe zjarrfikësve të cilët kryesisht në betejë me me flakët janë me mjete rrethanore.
Opozita, thotë se kapacietet nuk mungojnë por është keqmenaxhmi i qeverisë që ka krijuar situatë kaotike. Si shembull publikon foton e shkrepur në Himarë ku Kryeministri në të njëjtën ditë kur zjarret ishin kthyer në problem dhe digjinin qindra hektare pyje, kullota e ullishte, fluturonte me helikopter nga Himara e nuk dihet për ku.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në facebook akuzoi qeverinë prë keqqeverisje në menaxhimin e situatës së zjarreve. Gjithashtu shprehu mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira.
"Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij.
Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi.
Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi.
Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët.
Akuza hodhi edhe nënkryetari i Lsi-se Petrit Vasili.
“Ndersa vendi digjet nga flaket, ku po humben edhe jete njerezish dhe ku cdo mjet duhet te jete ne dispozicion per te perballuar situaten, ky kryeminister i degraduar jo vetem qe nuk shkon te ndjeke ne terren perballimin e katastrofes, por perdor edhe helikopterin ushtarak per qejf te tij” shkruan Vasili ne facebook.
Ndersa ish deputeti demokrat Gent Strazimi nuk i kursen ironite ndaj qeverisë, ndërsa thote se Shqipëria ka helikopter modern për të fikur zjarret, madje jo 1, por 8 copë!
"Quhen Eurocopter AS 532 Cougar" Shqipërisë nuk i mungojnë helikopterët! Shqipërisë i mungon qeveria!!!"
