Gjirokaster/ Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxheri
Riaktivizohet një vatër e rrezikshme zjarri në Lunxheri. Forcat e PMNZSH Gjirokastër të mbështetura nga 100 forca ushtarake janë në terren për të shuar këtë vatër mes fshatrave Qestorat dhe Tranoshishtë.
Sapo është aktivizuar edhe helikopteri i cili deri tani ka kryer 2 inkursione për shuarjen e flakëve. Në orën 03:30 janë shuar flakët në Kalanë e Shen Triadës ku gjenden antenat e telefonive celulare. Vatra e mësiperme është e vetmja e riaktivizuar deri tani.
Në Qarkun e Shkodrës
Zjarri ka shkrumbuar 1. 2 ha pyll me pisha e shkurre në Fushë Arrëz.
Vatra e zjarrit ne Cukal te Bashkise V.Dejes është izoluar. Janë vetëm disa minivatra të vogla të cilat janë kontrolluar nga strukturat gjatë natës.
Vatrat e zjarrit ne Culaj dhe Aliaj në Bajzë të Malësisë së Madhe janë shuar plotësisht.
Dje u shënua viktima e parë të zjarreve në Shqipëri ndërsa janë shkrumbuar qindra ha pyje.
