Hanxhari: 1 helikopter për zjarret në gjithë vendin, masat merren 1 vit para, jo spektakël sot për nesër
Në një intervistë për RTV Ora, ambientalisti Romeo Hanxhari u shpreh se është një situatë skandaloze e rëndit, se nuk të pengon natyra që të ndëshkosh ata që venë zjarre.
Ai tha se në rastet e fatkeqësive ka dy aspekte; menaxhohet situata dhe merren masa për ngjarjet e radha duke theksuar Për menaxhimin e situatës duhen mjete, sepse as makinat zjarrfikëse nuk bëjnë punë.
Sipas tij, ka një mungesë përgjegjshmëria të shtetit, aq sa helikopteri vihet në dispozicion të kryeministrit.
Hanxhari: Duhen marrë masa dhe të krijohen breza për zjarret që të mbahet nën kontrolloj zjarret. Është një situatë skandaloze e rëndit, se nuk të pengon natyra që të ndëshkosh ata që venë zjarre. Në këto zona gjatë natës aktivizoheshin zjarret, ndërsa gjatë ditës fikeshin. Kjo tregon se zjarret janë të qëllimshme nga persona që për mua janë kriminelë, sepse vënë në rrezik zona të tëra dhe jetë njerëz. Në rastet e fatkeqësive ka dy aspekte; menaxhohet situata dhe merren masa për ngjarjet e radha. Për menaxhimin e situatës duhen mjete, sepse as makinat zjarrfikëse nuk bëjnë punë.
Ky është policia që nuk i kap ata që vënë zjarret, çfarë bën, vetëm vënë gjoba? Nuk kontrollojnë dot ca barinj që vënë në alarm gjithë qarkun e Vlorës? Si ka mundësi që kemi blerë 5 helikopterë dhe nuk bëjnë një investim për emergjencat civile? Kemi vetëm një helikopter për zjarret dhe emergjencat në të gjithë vendin. Ka një mungesë përgjegjshmëria të shtetit, aq sa helikopteri vihet në dispozicion të kryeministrit. Kjo është një arrogancë e papërtypshme. Është e pamundur që të menaxhohet situata me arrogancë.
Hanxhari shtoi se humbja e vlerave ekologjike dhe mjedisore, është një nga elementet kryesore, edhe pse nuk konsiderohet si një gjë e rëndësishme në vendin tonë.
Hanxhari: Pyjet e djegura nuk ripërtërihen më për ca kohë, ose është pothuajse e pamundur në kushtet e presionit njerëzor. Humbja e vlerave ekologjike dhe mjedisore, është një nga elementet kryesore, edhe pse nuk konsiderohet si një gjë e rëndësishme në vendin tonë. Nuk është rasti që pushtetarët të bëjnë spektakël duke shuar zjarrin me kova. Duhen marrë masa. Kjo ngjarje ishte këtë vit dhe do të jetë edhe vitin tjetër. Ne duhet të kishin së paku 3 helikopterë. Masat nuk merren sot për nesër, por një vit para

