Zjarret në Dukat, gazetarja tregon ankthin e frikën që jetuan banorët, qindra ha pyje të djegura për një helikopter

Një natë e pazakontë, një fshat i tërë pa gjumë që jetonte minuta frike e ankthi se mos flakët po u afrohen shtëpive”  kështu e përshkruan Edlira Gjoni gazetarja e cila ndodhej mbrëmë në Dukat të ri dhe përjetoi dhe ajo të njëjtat emocione si të gjithë banorët

“Një fshat i tërë pa gjumë. Ishte një natë e pazakontë. Në mesnatën e mbrëmshme flakët zbritën afër shtëpive. Nga ora 3 – 4 mëngjesit zjarri ka mbërritur aq afër fshatit sa banorët nuk kanë fjetur gjumë. Ishte një situatë kaq shqetësuese në sytë e njerëzve” tregon më tej Edlira Gjoni në një intervistë me skype për gazetaren Beti Njuma në studion e lajmeve të RTV Ora.

A është zgjeruar hapësira e djegur?
“Shumë, gati 7 km që prej Karaburunit ka arritur mbi shkollën e Dukatit të ri, në vendin e njohur si  Gropat e Vasos. Kur jemi ngritur në mëngjes, hiri i pemëve ishte i dukshëm mbi makina.”

Ajo tregon se kanë qenë një numër i konsiderueshëm ushtarësh të cilët me mjete rrethanore janë ngjitur në mal për të shuar flakët por gjithçka bëhej edhe më e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor

 “Zjarret ishin masive dhe sa izolohej një vatër riaktivizohej”

Po nesër ?

Ata që nesër do të udhëtojnë drejt Vlorës do të kenë përpara një panoramë të trishtë nga Orikumi në Llogara.

“Është zhveshur i gjithë mali afër Llogarasë” thotë Gjoni ndërsa kujton se pasojat e këtij zjarri do të jenë edhe më të mëdha në biodiversitetin e zonës. “Hera e fundit kur një zjarr i tillë ka rënë u deshën pas 13 vitesh  që mali të gjelbërohej.”

Po sot?

Situata mbetet  delikate. Ka ende vatra që rrezikojnë të riaktivizohen por me rëndësi sheh faktin që të paktën sot banorët nuk janë vetëm sot është ushtria me ta.

Sikur

Merr dhe dy minuta kohë për të treguar dhe indinjatën e banorëve të Dukatit të Ri ndaj atyre që  nga zyrat me kondicioner krahasonin zjarret e në Turqi me ato në Shqipëri për të justfikuar mos menaxhimin si duhet të situatës.

“Na ka bezdisur krahasimi i panumërt i qeveritarëve apo atyre që mundoheshin ta krahasonin prezencën e zjarreve në Shqipëri me atë të Turqisë, apo vende të tjera. Ky mund të jetë një krahasim që zë vend kur e sheh nga një zyrë me kondicioner por kur je poshtë një mali që është duke u djegur dhe nuk bën dot asgjë. Ka kaluar 10 – 12 ditë, pushtetarët lart e poshtë nuk kanë marrë masat për të bërë izolimin dhe për të mos parandaluar këtë situatë banorët e zonës ndihen shume keq e të fyer nga këto krahasime nga zyrat me kondicionerë të Tiranës apo helikopterë që shërbejnë për të transportuar pushtetarët për qejf apo për të bërë fotot me dron.

Për të blerë një helikopter kushton sa 1.5 km rrugë për të shkuar tek tuneli i Llogarasë dhe për të çuar ato që populli i quan oligarkë për të bërë pushimet e tyre, nëse do të ishte vonuar një vit ky 1.5 km rrugë për të blerë helikopter ndoshta do të përfitonin shumë më shumë njerëz. Në situata të tilla të vjen ndër mend jeta e njeriut.”

Mësimi

Zjarret të cilat po djegin Karaburunin prej 11 ditësh ndërkohë që ushtria lufton me mjete rrethanore sepse veç një helikopteri, ushtria nuk ka asnjë mjet tjetër tregon se duhet ti japim fund menaxhimit të situatave emergjente kur ndodh emergjenca, duhet parapërgatitje e prioritizim.  

Nga një bilanc paraprak flitet për gati 400 ha pyje të djegura.