U asfiksua nga flakët në Gjirokastër/ Peleshi: Gjendja shëndetësore e efektivit është e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar se gjendja e efektivit Edlir Goxhaj, i cili u asfiksua teksa po shuante flakët në Gjirokastër është e qëndrueshme.

Më tej ai bën me dije se Goxhaj është në monitorimin e mjekëve të spitalit në Gjirokastër.

“Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës.

Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve.

Shërim të shpejtë Edlir!”- shkruan Peleshi.