Akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme, prangosen 3 persona në Vlorë e Sarandë
Policia Vlorës ka nisur arrestimin e personave të cilët dyshohen si autorë të zjarrvënieve në territorin e qarkut Vlorë.
Kështu në Vlorë e Sarandë kapen dhe vihen në pranga tre shtetas të dyshuar për zjarrvënie.
Sipas policisë, është prangosur një person i cili i kanë vënë zjarrin një zone të pyllëzuar në Karaburun.
Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër, që dogji me zjarr një sipërfaqe pylli në fshatin Delisuf.
Ndërkohë, në Sarandë është vënë në pranga autori i zjarrvënies në fshati Shalës të Konispolit.
''Policia Orikum në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, bëri ndalimi i shtetasit S. Q, 59 vjeç, banues në fshatin Dukat. Ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në zonën e quajtura “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun. Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. S., 45 vjeç, banues në Përmet. Ky shtetas dyshohet se mesditën e sotme, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf. U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetasit L. M, 53 vjeç, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalës, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë." - njofton policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët dhe në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin.

