Rruga Ibë-Pëllumbas jashtë funksionit, mjetet e tonazhit të rëndë krijojnë kaos, zhurmë e pluhur
Qarkullimi i shpeshtë i mjeteve të rënda në aksin rrugën Ibë –Pëllumbas e ka bërë këtë aks gati të pakalueshëm. Rruga që të dërgon në shpellën e ''Pëllumbasit'', një nga monumentet më të hershme të periudhës së Paleolitit është tërësisht e amortizuar. Zhurma dhe ndotja e ajrit janë në nivele të larta dhe banorët thonë se mushkëritë e tyre janë nxjerrë jashtë funksionit, ndaj marrja e masave duhet të jetë prioritare.
Në aksin Ibë-Pëllumbas, një rrugë e cila të dërgon në Shpellën "Pëllumbas" një nga monumentet më të hershme të periudhës së Paleolitit që daton 30.000-50.000 vjet më parë.
Mirëpo zhurma, pluhuri dhe e gjithë ndotja që vjen pikërisht nga qarkullimi i këtyre mjete të tonazhit të rëndë krijon një situatë aspak të pëlqyeshme dhe problematike jo vetëm banorët e zonë , por edhe turistët që janë të interesuar të njohin historinë.
Kjo është gjendja e rrugës.
Mjetet e tonazhit të rëndë e kanë bërë aksin gati të pakalueshëm. Qarkullimi i tyre është i shpeshtë duke sjellë dëmtime të dukshme në shumë segment të rrugës.
Ky është i gjithë pluhuri i krijuar nga shpejtësia e lëvizjes së këtyre mjeteve.
Banorët thonë se mushkëritë e tyre janë nxjerrë jashtë funksionit dhe situata e ndotjes është alarmante.
"Të shkatërrojmë mushkëritë, se kamionët gjithë ditën atë punë kanë. Po më shkatërrohet makina."
"Zhurmë e madhe dhe pluhur."
Turistët që vijojnë shpellën e Pëllumbasit thonë banorët shfaqen të habitur nga kaosi i pluhurit dhe zhurmës së krijuar.
"Rruga duket, nuk ka nevojë për fjalë, është çmenduri komplet."
Qytetarët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme sepse jetesa në këtë zone kaq problematike është më shumë se e vështirë.
