Zjarret në Shqipëri/ Tabaku: Rama e përdor buxhetin për PPP, mjetet rrethanore mbeten e vetmja zgjidhje

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në Shqipëri, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me një postim në Facebook, Tabaku akuzon kreun e qeverisë se po përdor paratë e buxhetit të shtetit  për PPP-të ndërkohë që shqiptarët janë në mëshirën e fatit.

Postimi i plotë

Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.