Të mbjellat thahen në arë, në Shullaz të Kurbinit mungon uji për vaditjen e tokave bujqësore
Fermerët e Shullazit në Kurbin thonë se të mbjellat u thahen në arë për shkak të mungesës së ujit për vaditje e për pasojë po detyrohen të heqin dorë nga bujqësia! Për situatën fajtore bëjnë bashkinë që sipas tyre s'ka ndërhyrë në sistemin e kanalizimeve.
Në fshatin Shullaz të Kurbinit të mbjellat janë tharë në arë për mungesë të vaditjes.
"Nga mungesa e vaditjes këtu gjithçka ka mbaruar. Kemi 30 vite pa ujë dhe pa prodhim."
Fermerët janë detyruar që një pjesë të tokës ta lënë djerr, ndërsa ajo që mbjellin nuk jep rendiment.
"Një tokë që nuk ka ujë nuk jep prodhim. Me zor po sigurojmë bukën e gojës."
Problematikë pa zgjidhje prej gati tre dekadash që bashkia e Kurbinit thonë se nuk i ka dhënë kurrë zgjidhje.
"Bashkia nuk ka funksionuar. Kanali është i bërë, por nuk jep investime bashkia."
Një pjesë jetesën e kanë të varur lidhur vetëm më bujqësinë ndaj kërkojnë ndërhyrje.
"Të merren masa urgjente se prodhimi këtu është, por nuk pa ujë."
Në Bashkinë e Kurbinit janë mijëra hektarë tokë pa vaditje, çka i ka detyruar fermerët që të heqin dorë nga bujqësia.

