Banorët e Lumasit nisin grevën e urisë, kërkojnë ndaljen e punimeve dhe shkarkimin e Ardi Veliut
Ka nisur greva e urisë e 5 banorëve të Lumasit ditën e sotme.
Ata kërkojnë pezullimin e punimeve dhe shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Po ashtu, ata kërkojnë që ujin e lumit Sinecit mos të preket sepse jetojnë me atë ujë.
5 banorët kanë hyrë në grevë urie në një banesë dy kateshe në qender të Lumasit, uke deklaruar se nuk do të dalin nga greva e urisë derisa të plotësohen kërkesat e tyre të ligjshme.
"Kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të DPV Berat Edmond Tarkaj,i cili i ka ka dhunuar kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar. Kërkojmë pezullimin e punimeve të vjedhjes se 4.2 milion Eurove nga firma Salillari dhe kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hakdari,të kamufluar pas ndërtimit të ujësjellësit me burimin e Sinecit (zonë e mbrojtur). Kërkojmë pezullimin nga detyra dhe hetimin administrativ e penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që po përdor policinë e shtetit si polici private dhe takim me kryeministrin Edi Rama, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi."
Ata kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi në Sinec, thotë se duhet të zbatohet vendimin i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe të pezullohen menjëherë punimet atje.
Më herët AKZM kishte konstatuar se firma “Salillari’ dhe Bashkia Kuçovë kanë ndërhyrë në zonën e mbrojtur ndaj urdhërohej ndalja e punimeve, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur sipas banorëve.
Në mes të 4 kërkesave të tyre, vec ndaljes së menjëhershme të punimeve kërkojnë pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili sipas tyre ka përdor policinë e shtetit si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjketeve private.
Banorët kërkojnë gjithashtu shkarkimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili sipas banorëve i ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar.
Në fund të kërkesave të tyre banorët kërkojnë edhe një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit si pasuri Kombëtare e monument natyre.
Banorët e Lumasit prej muajsh kanë zhvilluar protesta të herë pas hershme, të cilat jo në pak raste kanë sjellë edhe përplasje të dhunshme me policinë e shtetit.
