Zjarr në Gjirokastër, digjen 3 hektarë kullota, rrezikohet djegia e 5 hektarë drurësh frutorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2021, 21:28
Zjarr i madh poshtë fshatit Dhoksat në Njësinë Administrative Lunxheri Bashkia Gjirokastër.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri po avancon në zonat e mbjella me drurë frutore sidomos në vreshtari në fshatrat Dhoksat dhe Nokovë.
Zjarrfikëset e Gjirokastrës po operojnë me vështirësi pasi qëndron ende aktive vatra e zjarrit në fshatin Palokastër çka pamundëson menaxhimin nga ana e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim.
Zjarri vlerësohet i rrezikshëm në Lunxheri dhe në një sipërfaqe të madhe. Deri tani janë djegur 3 hektarë kullotë ndërkohë që po rrezikohet djegia e 5 hektarë drurësh frutorë kryesisht vreshtari.

