Tiranë, plagoset 15-vjeçari pas një konflikti të rastit, policia në kërkim të autorit

Një konflikt i rastit me pasojë plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’ark” ku një person ka qëlluar me thikë një të mitur të moshës 15-vjeçare.

I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

''Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.'' - njofton policia.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.