Zyrtare, Chiellini zgjat kontratën me Juventusin. Kapiteni bardhezi firmos deri në 2023
"Historia vazhdon". Ishte ky titulli i njoftimit nga Juventusi të rinovimit të kontratës me Giorgio Chiellinin, mbrojtësin legjendar, kapitenin bardhezi.
Veterani të cilit i kishte skaduar zyrtarisht kontrata më 30 qershorin e kaluar, ishte një lojtar i lirë por asnjêherë nuk e ka konsideruar veten larg bardhezinjve teksa ishte i impenjuar edhe në Kampionatin Europian dhe u shpall kampion si lider i mbrojtjes bardhezi.
Sot pas një bisede paraprake me drejtuesit në "Continassa", 36-vjecari kreu ritin e testeve mjekësore dhe më pas firmosi edhe kontratën e re për dy sezone të tjera.
"Giorgio është ADN -ja e Juves, ai është historia, ai është e tashmja, ai është grinta dhe pasioni, ai është zemra dhe koka.
Giorgio është një mijë figura, një mijë numra, shumë rekorde, shumë trofe, por edhe nëntë shkronja" vijon njoftimi i klubit që personalizon çdo germë tê emrit me një karakteristikë tê futbollistit juventin.

