Palestina në mes, përse u vërshëllye Hakimi në Tel Aviv nga izraelitët

Achraf Hakimi ishte ndër më të mirët për PSG në Superkupën e Francës ndaj Lille e cila fitoi 1-0 duelin për trofeun e parë.

Gjithsesi, ajo që ra në sy ishte pritja armiqësore që pati Hakimi në stadiumin "Blomfield Stadium" të Tel Avivit me lojtarin që vërshëllehej cdo moment që kapte topin në këmbët e tij.

Lojtari maroken (22 vjeç, 36 paraqitje, 4 gola në kombëtwre) nuk u fal nga publiku lokal për mesazhet e tij të ndryshme të mbështetjes që ai i ka dërguar Palestinës që nga fillimi i karrierës së tij.

Palestina në mes, përse u vërshëllye Hakimi në Tel Aviv

Në llogarinë e futbollistit në Twitter, shikohen ende mesazhet në mbestetje të Palestinës, sic ishte muaji Maj kur konflikti kishte marrë përmasa të mëdha.

Nga vet Hakimi nuk ka patur asnjë reagim për pritjen që pati në Izrael por sjellja e tifozëve në Tel Aviv nuk do të ndryshojë qëndrimin që ai ka prej vitesh për Palestinën.