Rrezikonte arrestimin në Bjellorusi, Polonia i ofron vizë dhe qëndrim atletes që refuzoi rikthimin në atdhe

Ka zhvillime të rëndësishme lidhur me atleten bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya e cila refuzoi të hipte në avionin e ekipit bjellorus për t'u rikthyer në vendlindje pas përfundimit të garimit në Tokyo 2020.

Ajo i frikësohej arrestimit dhe përndjekjes në Bjellorusi nga regjimini Lukashenkos dhe kërkoi ndihmën e policisë japoneze e cila e mori në mbrojtje.

Tashmë 24-vjecarja do të ketë një të ardhme më të mirë pasi Polonia e ka mirëpritur dhe i ka garantuar një vizë humanitare për të udhëtuar drejt Varshavës si njeri i lirë dhe larg çdo rreziku.

Ajo u fut në ambasadën polake në Tokyo, dhe ministri i Jashtëm i vendit lindor, Marcin Prydacz deklaroi në Twitter se Polonia i ka siguruar vizë sprinteres dhe do t'i krijojë të gjitha mundësitë që ajo të vazhdojë karrierën e saj sportive në Poloni.

Tsimanouskaya kritikoi ekipin olimpik bjellorus se e futën në garën 4x4000 metra pa konsensusin e saj dhe para se të garonte të Hënën në Lojërat Olimpike, ajo u mor nga përfaqësuesit e ekipit për ta kthyer në atdhe. Në aeroport, atletja bjelloruse kërkoi ndihmën e policisë pasi i frikësohej arrestimit në vendin e saj dhe me ndihmën që ofroi Polonia, përfundon edhe makthi i saj sportiv e jo vetëm.