Conference League, Laçi dhe Teuta mësojnë rivalët e mundshëm në rast kualifikimi
Teuta si kampione e Shqipërisë dhe Laçi, janë dy ekipet e vetme shqiptare nga Kategoria Superiore që vijojnë rrugëtimin në Europën e vogël, atë të Conference League.
Teksa të dyja ekipet do të ndeshen këtë javë respektivisht, Teuta me Shamrock dhe Laçi me Anderlecht, ata kanë mësuar edhe se kush i pret një raund më tej, në fazën playoff.
Në Nion të Zvicrës, aty ku tunden gjithmon goglat, Laçi dhe Teuta kanë mësuar ekipet e mundshme rivale, gjithmonë nëse do të bënin historinë duke kaluar ekipet e mësipërme.
Sipas shortit, Teutën e pret në playoff ekipi humbës i raundit të tretë të Europa League, Omonia-Flora Tallin. Ekipi që humbet ka edhe një shans tjetër në Conference League dhe do të jetë Teuta ose Shamrock.
Në anën tjetër, Laçi, gjithmonë nëse kalon rivalët e Anderlecht e pret fituesi i takimit, Vitesse-Dundalk.
Ndërkohë që humbësi i duelit Mura-Zalgiris do të luajë kundër fituesit të Prishtina-Bodo Glimt në playoff.
