Harry Kane presion për ta lënë të lirë, "bojkoton" fazën përgatitore me Tottenham

Nëse nuk të ndihmon klubi, atëherë duhet ta bësh gjithçka vetë. Kështu ka vendosur Harry Kane i cili ka marrë situatën në dorë rreth së ardhmes së tij duke përshkallëzuar qëndrimin ndaj Tottenham në mënyrë që këta të fundit të pranojnë ofertën e Man. City.

Bomberi anglez ka vendosur të mos paraqitet në grumbullim me Tottenham për fazën përgatitore për sezonin e ri duka ua bërë të qartë drejtuesve se dëshira e tij është të largohet dhe se cikli ci tij me Spursat ka mbaruar.

Një sinjal i fortë, një vendim i qartë dhe në fakt, asgjë nuk është kundër klubi pasi siç zbulojnë mediat angleze, Harry Kane po respekton një marrëveshje që ka bërë ai me klubin verën e kaluar dhe sipas të cilës, Tottenham zotohej se do ta linte të lirë për një ofertë të rëndësishme.

Akordi ishte verbal por gjithsesi, Kane me lëvizjen e tij vë me shpatulla pas murit presidentin Levy i cili po refuzon një ofertë prej 150 mln Paund për bomberin e tij.