Zyrtare, Shkëndija e Tetovës gjen pasuesin e Gjokës. Rikthen trajnerin boshnjak

Pas paraqitjeve të dobëta në Europë dhe largimit me mirëkuptim mes palëve të Ernest Gjokës, Shkëndija e Tetovës ka gjetur trajnerin e ri të ekipit për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për boshnjakun, Bruno Akrapoviç, i cili rikthehet në krye të stolit kuqezi pas pesë sezonesh dhe objektivi kryesor sigurisht do të jetë titulli kampion.

Akrapoviç vjen pas një eksperience shumë të rëndësishme te CSKA e Sofies, një nga klubet më të rëndësishme bullgare për të nisur aventurën e re me tetovarët për herë të dytë.

Në sezonin 2015-2016, Akrapoviç bëri një sezon shumë të mirë por rivalët e Vardarid, atëherë ekipi më i fortë dhe me buxhet më të madh se Shkëndija i morën titullin me 5 pikë më shumë se tetovarët.

Tashmë pa Vardarin e rënë një kategori më poshtë, Shkëndija me trajnerin boshnjak nuk duhet ta diskutojnë titullin e gjithashtu synimet janë edhe për të përmiresuar aventurën në kupat e Europës.