Video/ Refuzoi rikthimin me forcë në Bjellorusi, atletja e frikësuar kërkon azil në Europë
Krystsina Tsimanouskaya tërhoqi vëmendjen e mediave botërore një ditë më parë kur ajo refuzoi të hipte në avionin e ekipit bjellorus për t'u rikthyer në vendlindje pas përfundimit të garimit në Tokyo 2020.
Madje ajo deklaroi se ekipi i saj e detyroi me forcë të hipte në avionin që do ta rikthente në Bjellorusi dhe në momentin e fundit në aeroport, ajo kontaktoi policinë vendase duke u kërkuar mbrojtje.
Tashmë sipas shumë mediave të rëndësishme ndërkombëtare, 24-vjecarja ka kërkuar azil për të mos u rikthyer në Bjellorusi.
Vetë sprinterja ka deklaruar se ndihet e frikësuar për t'u rikthyer në Bjellorusi, ku vendi nën udhëheqjen e Lukashenkos po përjeton nje krizë të madhe demokracie dhe institucionale, ndaj dhe ajo nuk pranon që të rikthehet në vendlindje ku nuk do ta presin dhe me aq dashamirësi.
“Ajo na ka siguruar se është e sigurt. Jemi duke biseduar me të sërish për të kuptuar se cilët do të jenë hapat e radhës. Ne duhet ta dëgjojmë atë, të kuptojmë se çfarë dëshiron dhe të mbështesim vendimin e saj ”, u shpreh zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams.
Adams ka pohuar se ka kaluar natën në hotelin e aeroportit, teksa është mbrojtur nga autoritetet vendase ndërkohë që synimi i saj është të qëndrojë në azil në Gjermani e Austri, dy vende që në fakt kanë kritikuar ashpër regjimin e Lukashenkos.

