Video/ SHBA fiton Golden Cup, mposht Meksikën në finalen e madhe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kampionët e Kupës së Artë, një event i Concacaf që mbledh ekipet më të mira të Amerikës së Veriut, Amerikës Qëndrore dhe Karaibeve.

Në finalen e madhe u takuan dy ekipet më të forta, SHBA dhe Meksika ku të parët arritën të fitonin një ndeshje "thriller" pas kohës shtesë me rezultatin 1-0 në "Allegiant Stadium" të Las Vegas.

Meksika pati disa raste të mira për të shënuar por nuk u konkretizuan nga Funes Mori teksa edhe ekipi amerikan iu përgjigj disa herë tekss sfida shkoi në shtesë.

Në dy pjesë loje, skuadrat u treguan të kujdesshme dhe kur të gjithë po përgatiteshin për penalltitë, Mile Robinson në 118' me kokë i dha golin e artë të fitores skuadrës së SHBA-ve.



Ky është titulli i shtatë i Gold Cup për ekipin amerikan duke iu afruar Meksikës që ka 8 tituj në këtë kompeticion.