"Toka jonë" , Bashkia mësyn me polici për të liruar tokat ku kalon "projekti i rindërtimit", banorët e Baldushkut përplasen me policinë

Në ditët e para të gushtit kur temperatura shënon mbi 40 gratë e kur shumica e njerëzve i drejtohet bregdetit për të pushuar policia bashkiake e Tiranës ato të rendit dhe efektivet e Shqiponjës iu vërsulën banorëve të fshatit Mustafa koç.

Me dhjetra makina të rendit populluan me zhurmë zonën.

Me mjete të rënda fadromat kanë shkatërruar të mbjellat për ti hapur rrugën ndërtimit të banesave për familjet që u dëmtuan nga tërmeti

Ky veprim ka hasur kundërshtine e banorëve.

Një zonjë  humbi ndjenjat si pasojë e përplasjeve dhe temperaturave të larta.

Edhe kasollet e bagëtive nuk iu shpëtuan shembjes edhe pse u kundërshtua nga ana e banorëve.

Përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe banorëve ka vijuar gjatë gjithë ditës teksa punonjësit e bashkisë po bënin matjet e rrugës.

Ndërhyrjen familjarët e konsideruan të paligjshme ndaj kërkuan një shkresë zyrtare për ndërhyrjen.


Thirrja e tyre mbeti pa përgjigje.

Sipas banorëve projekti i bashkisë ka ndryshuar.

Familjarët në Baldushk thonë se pronën e kanë të trashëguar dhe se me Bashkinë e Tiranës janë në proces gjyqësor .

Pas përplasjeve një përfaqësi e banorëve iu drejtua komisariatit për të bërë një kallëzim penal ndaj asaj që ndodhi sot, më 2 gusht 2021.