SPAK apelon vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun
Prokuroria e Posaçme SPAK apelon vendimin e GJKKO-së për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për rrëzimin e kërkesës për rihapjen e hetimeve.
SPAK kërkoi rihapjen e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu për tragjedinë e Gërdecit në vitin 2008.
Më 27 korrik Gjykata vlerësoi se Prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë ndërkohë që nuk mund të ushtrohet tani pas 10 vitesh.
Sot SPAK dorëzoi apelimin pranë Gjykatës së Posaçme të Apelimit.
Më 15 mars 2008, shpërthimi i një depo ushtarake në Gërdec shkaktoi 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.
Për rastin SPAK, u vu në lëvizje pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.
