Karaburuni vazhdon të digjet prej katër ditësh, në Tragjas zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore
Për të katërtën ditë radhazi Karaburuni ndodhet në flakë. Për shuarjen e tyre janë angazhuar rreth 100 efektivë të ushtrisë dhe forcave zjarrfikëse.
Terreni i vështirë dhe favorizimi i flakëve nga era kanë krijuar shumë vështirësi në punën e efektivëve, të cilët ende nuk po munden të kthejnë situatën në normalitet.
Prej mbrëmjes së të mërkurës me dhjetëra hektarë tokë janë shkrumbuar duke shkaktuar një dëm tepër të rëndë në mjedis dhe ekosistem.
Në Tragjas të Vlorës, aty ku vatrat e zjarrit kanë sjellë panik te banorët, zjarrfikësit po punojnë me mjete rrethanore.
Kjo mënyrë duket se nuk ka sjellë rezultat pasi prej katër ditësh flakët vazhdojnë të shkrumbojnë çdo gjë.
Në mungesë të mjeteve dhe përforcimeve në numër, zjarrfikësit po përpiqen të mbrojnë zonat e banuara nga zjarri.
Të shtunën probleme pati edhe në Durrës, kryesisht në Rrushkull dhe Shetaj.

