Prag katastrofe mjedisore, del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Kutal të Përmetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 20:41

Rëndohet situata në fshatin Kutal të Përmetit. Siç mund ta shikoni edhe në foto zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe po përparon me shpejtësi.
Vatra e parë e zjarrit u shfaq në orët e pasdites. Burimet konfirmojnë për Ora News se janë djegur 13 ha kullota dhe 10 ha pyje.
Situata është në prag të katastrofës mjedisore.
Terreni i thepisur e pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka.
