Pyjet e vendit në flakë, zjarr i madh në Kutal të Përmetit, në Këlcyrë flakët jashtë kontrollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 19:56
Një zjarr i madh ka përfshirë kullotat e fshatit Kutal në Përmet. Terreni i thepisur e pamundëson ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. Deri tani janë djegur 3 ha kullota dhe 2 ha pyje.
Zjarri ka pushtuar edhe lartesitë e Ballabanit në Bashkinë Këlcyrë.
Deri më tani dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Sipas vlerësimit paraprak të shërbimit pyjor, janë djegur 10 ha kullota dhe 5 ha pyje.
Situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse.
Flakët agresive kanë avancuar deri në zonën e Beratit. Deri më tani nuk është marre asnjë mase paraprake për shuarjen e flakëve si pasojë e terrenit të thepisur.

