Aksident tragjik në Shkodër: Makina del nga rruga, përplaset me murin, viktimat një djalë i ri dhe një 16 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 08:19
Dy të rinj, një djalë 23 vjeçe dhe një vajzë vetëm 16 vjeçe humbi jetën pasi makina në të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një mur.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:45 në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.
"Si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur dhe si pasojë kanë humbur jetën, drejtuesi i mjetit, dhe pasagjerja informoi sot policia e Shkodrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Amarildo Preka ishte banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër.
Ndërsa vajza D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
