Tym e flakë, përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me pisha e shkurre në Dukat të Vlorës

Prej 4 ditësh disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në një faqe mali, në Dukat të Vlorës.

Burime nga reparti i zjarrfikëses bëhet me dije se është ndërhyrë disa herë, por me shuarjen e vatrave zjarri aktivizohet sërish më vonë.

Bëhet fjalë për një numër të madh vatrash, të cilat të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi. Në kontaktet me banorë të fshatit Dukat bëhet me dije se nëse nuk ndërhyhet, atëherë rrezikohen disa banesa të cilat janë në këtë zonë edhe pse larg vatrave.

Flakët në faqen e malit vihen re që prej qytezës së Orikumit, por duke u afruar duket qartë se situata po përkeqësohet për shkak të erës.