Fatura miliona euroshe në Arbitrazh, Ngjela: Njerëz pa asnjë grosh kanë 1 milion euro në offshore
Gjyqet e shtetit shqiptar të humbura në Arbitrazhin ndërkombëtar ishin kryefjalë e ditëve të fundit. 450 milion euro pritet të shkojë fatura, 110 prej të cilave do ti marrë Francesco Becchetti.
Aviokati, Spartak Ngjela, në një intervistë për Rtv Ora thotë se fajtor është ai që e solli në Shqipëri dhe jo ai që e dëboi pasi e kapi me "presh në dorë".
Ngjela: E njihni ju kush është Becchetti? Kush e ka sjellë do të mbajë përgjegjësi, jo ai që e ka dëbuar kur e ka kapur me pras në dorë. E pe çfarë bëri në Shqipëri. Do lejonin spekulimet mafioze, kush e solli mafiozin? Ka provë ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare i dha të drejtë për kontratën jo personin e tij. Unë jam kundër tij. Shteti shqiptar do të paguajë por përgjegjës është ai që e ka sjellë, do të shkojë në proces penal, mbaje mend nga unë.
Ndërkohë shkakun e humbjes së gjyqeve nga shteti shqiptar Ngjela e gjen te korrupsioni shtetëror.
Ngjela: Korrupsioni shtëror, ai që pritet të ikë hap pas hapi.Njerëz pa asnjë grosh kanë 1 milion euro në bankë, në offshore. Do ti dëgjoni.

