Avokat Ngjela: Drejtësia drejtohej nga njerëz që shisnin drejtësinë, e dinë dhe pulat e lagjes time
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2021, 22:19
Në 5-vjetorin e reformës në drejtësi, kryeprokurori Olsian Çela adresoi si shqëtësim numrin e pakët të prokurorëve, duke paralajmëruar se në vjeshtë mund të jemi në një situatë me serioze.
Avokati Spartak Ngjela thotë për Rtv Ora se kjo situatë nuk ka zgjidhje dhe do të duhet të presim.
Ngjela: Nuk ka asnjë mënyrë të zgjidhet, do të duroni. Më mirë të kesh vonesa apo padrejtësi? Këta kanë qenë hajdutë rrugësh. Drejtësia ka qenë drejtuar nga njerëz që shisnin drejtësi. Këtë e dinë dhe pulat e lagjes time.

