Surpriza në shtator, Teatri Kombëtar i Kukullave për Fëmijë sjell tre premiera
Teatri Kombëtar i Kukullave për Fëmijë në muajin shtator do të sjellë tre premiera të reja por titujt mbeten surprizë.
Nilson Mulla, përgjegjës i Teatrit të Kullave thotë se turi veror i shfaqjeve teatrale për fëmijë u përmbyll me sukses.
Turi veror u shtri në këto muaj vere në shumë qytete të vendit nga jugu në veri e madje dhe në zona ku Teatri i Kukullave nuk kishte shkelur kurrë më parë.
Edhe interesi i fëmijëve ishte i lartë.
Mulla thotë se pandemia ishte një periudhë e keqe edhe pë Teatrin e Kukullave.
Edhe pse u gjet një format i përshtatur i shfaqjeve online, magjia e teatrit është e pazëvendësueshme dhe pritet shtatori për vënien e tyre në skenë.
Mbushja e sallës së teatrit me fëmijë për ndjekjen e shfaqjeve në skenë pritet të kthejë në shtator emocionet e skenës si për aktorët ashtu dhe për ndjekësit e saj.

