10 vjet pa Amy Winehouse, zëri dhe jeta legjendare e këngëtares së famshme britanike
Vdekja e parakohshme e këngëtares londineze Amy Winehouse përçoi një valë tronditëse në çdo cep të kryeqytetit britanik, pasi dashuria e saj për Londrën ishte frymëzim i krijmtarisë së saj. Ajo ishte veçanërisht e përkushtuar për lagjen e Camden Town - aq sa në vitin 2008, ajo i kushtoi pesë çmimet “Grammy” shtëpisë së saj.
Dhjetë vjet pas vdekjes së saj, ende mund të gjesh kujtime të Ëinehouse në të gjithë Camden dhe pjesë të tjera të veriut të Londrës, ku ajo kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe u formua si artiste. Sot, fansat vijnë ende për të vizituar shtëpinë e saj, vendosin lule dhe bëjnë homazhe në kujtesën e saj.
Amy Winehouse ishte vetëm 19 vjeç kur nënshkroi marrëveshjen e saj të parë rekord. Familja e saj gjithashtu luajti një rol në zhvillimin e saj muzikor, duke e ekspozuar atë ndaj shumë ndikimeve muzikore të mesit të shekullit duke filluar që në moshë të hershme. Gjyshja e Winehouse, Cynthia, punoi si vokaliste profesioniste, dhe babai i saj, Mitch, ishte një adhurues i madh i Rat Pack.Shoku dhe i besuari i saj Tyler James, i cili jetonte me të në të njëjtën adresë në kohën e vdekjes së saj, pohon se ajo thjesht u tërhoq nga presioni i statusit “e famshme”.

"Amy nuk kishte dashur kurrë të ishte e famshme. Ajo donte të ishte një këngëtare xhazi," shkroi ai në botimin e tij të fundit, për historinë e miqësisë së tyre, të titulluar My Amy: The Life We Shared.
James gjithashtu ia hedh një pjesë të fajit për rënien e Winehouse, familjes së saj, duke nënkuptuar që marka e saj ikonike ishte bërë një biznes familjar që duhej të mirëmbahej.
Ndërkohë, familja Winehouse ka njoftuar se do të tregojë historinë e këngëtares në një dokumentar të prodhuar nga BBC. Ky jetëshkrim pritet të hedhë dritë mbi jetën e Amy dhe ngjarjet që e shtyne drejt abuzimit me substancat narkotike.
Shikoni videon/ Plas grushti në emision "live", rrihen politikanët
23 Korrik, 00:37

