“Nder të jem në Tiranë”/ Dua Lipa vjen në Shqipëri, ndjek nga afër punimet e kopshtit për 300 fëmijë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ditën e sotme ka mbërritur në Tiranë.

“Ylli” i popit,  ka publikuar foto në rrjetet sociale, krahas së cilës shkruan se është nder të jetë në Tiranë, për të parë nga afër  ndërtimin e  "Sunny Hill Kindergarten" në qendër të qytetit.

Ajo bën me dije se me shitjen e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, janë dyfishuar fondet për ndërtimin e kopshtit që  për 300 fëmijë.

“Është nder të jem sot në Tiranë - Shqipëri për të parë punën e ndërtimit për "Sunny Hill Kindergarten" në qendër të qytetit. Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona "Lutu për Shqipërinë" që krijova me miqtë e mi@bondnyc.

Unë dyfishova fondet që bëmë- dhe ato para shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Unë jam mirënjohës që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit”- shkruan Dua Lipa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)