Vaksinat/ Demalia: FOX stacioni me hipokrit dhe i dëmshëm në trushpëlarjen e turmave injorante
Publicisti Ilir Demalia, ka komentuar artikullin e “Fox Neës” në lidhje me vaksinat kundër Covid-19.
Sipas tij, gazetarit me publikimin e një artikulli të titulli, shkojnë deri në kryerjen e një akti kriminal, ku kërkojnë, mosvaksinimin e popullsisë.
Më tej ai shkruan se media në përgjithësi e ka humbur rolin e saj si pushtet i katërt në të gjithë botën, e madje edhe në Amerikë, ku media ka qenë model i shtypit të lirë dhe pavarur.
Postimi i plotë:
FOX stacioni me hipokrit dhe i dëmshëm në trushpëlarjen e turmave injorante.
Media në përgjithësi e ka humbur rolin e saj si pushtet i katërt në të gjithë botën, e madje edhe në Amerike, ku media ka qenë model i shtypit të lirë dhe pavarur si një çekiç i pushteteve dhe model i shërbimit qytetar.
Komercializimi mediatik si shërbim jo më I qytetarëve dhe lirisë së shprehjes në funksion të interesave të oligarkive ekonomike, e ka vënë median para një pikpyetje të madhe në raportin e informacionit dhe kjo duket dhe në rënien e dukëshme të ndjekjes se programeve në TV Amerikane si FOX, CNN, MSNBS.
Sigurisht që kanë ndikuar dhe rrjetet sociale ku me teknologjine sot, e merr informacioni të pavarur direkt nga burimi.
Në të gjithë këtë lojë mashtruesish, në funksion të tru shpëlarjes së turmave injorante, rekord mban FOX Channel me hosted e saj si Carlson Tucker, Laura Ingram, Sean Hannity, Carl Levin dhe gjithë stafi FOX-trapmpist.
Pa pikën e moralit dhe integritetit të gazetarit, këta shkojnë deri në kryerjen e një akti kriminal, ku kërkojnë ashtu si Trump, mosvaksinimin e popullsisë. Arrijnë deri aty sa ta quajnë un-patriotic act si dhunim lirie. Vetë këta, jo vetëm që bëjnë vaksinën më të shtrenjte dhe speciale kundë COVID 19, për në headquarters dhe zyrat lokale të FOX nuk lejohet asnjë punonjës gazetar pa qenë i vaksinuar.
Këta imoralë që kanë marrë misionin e gazetarit, që është raporti me të vërtetën dhe lufta me të vërtetën, fryjnë turma injorantesh “patriotë Dick Head” me teori konspirative për axhendat e tyre politike financiare ashtu si ç’bënë dhe me 6 Janar 2021 me storm of Capitol Hill.

