Sondazh: 20% e amerikanëve besojnë se vaksinat e Covid-19 kanë mikroçip
Një në pesë amerikanë besojnë se vaksinat kundër Covid-19 janë të pajisura me mikroçip, në mënyrë që qytetarët të përgjohen nga qeveritë.
Sipas sondazhit të kryer nga "YouGov" dhe "The Economist" 20% e amerikanëve besojnë teoritë konspirative, që qarkullojnë rreth pandemisë dhe vaksinave.
Pavarësisht nga mungesa e provave për të mbështetur një pretendim të tillë, sondazhi zbuloi se 15% e amerikanëve thanë se teoria e konspiracionit ishte "pjesërisht e vërtetë", ndërsa 5% të tjerë thanë se teoria konspirative ishte "totalisht e vërtetë".
Me sa duket lajmet e rreme, që qarkullojnë në mediet sociale në lidhje me vaksinën kundër Covid-19, po fitojnë terren me teoricienët konspirativ që mbështesin teorinë e mikroçipave.
https://www.insider.com/20-of-americans-believe-microchips-in-covid-19-vaccines-yougov-2021-7

