Conference League, Prishtina prenoton raundin e tretë, dominon 4-1 uellsianët e Connah's

Prishtina imponohet në "Fadil Vokrri" në ndeshjen e turit të dytë eliminator të Conference League ndaj Connah dhe pothuajse është e kualifikuar.

Ekipi dardan luajti këtë të martë ndeshjen e parë ndryshe nga ekipet e tjera shqiptare që do të zbresin në fushë të Enjten dhe nuk zhgënjeu aspak.

Ekipi i Zekirija Ramadanit mundi 4-1 rivalët uellsianë të Connah's duke i dhënë një përparësi të madhe ekipit për ndeshjen e dytë.

Ekipi kosovar e nisi shumë mirë ndeshjen por humbi që në 28' për arsye dëmtimi Leotrim Kryeziun që gjithsesi nuk i ndali sulmet e tyre.

Në 41' loja e mirë u shpërblye me golin e Bekteshit që i dha avantazhin e merituar Prishtinës.

Edhe pjesa e dytë foli vetëm për skuadrën e Ramadanit dhe në 53' dyfishoi rezultatin me Otto John i cili zëvendësoi të dëmtuarin Kryeziu në pjesën e parë.

Në minutat e mbetura, Prishtina u përpoq të menaxhonte ndeshjen edhe pse pati disa raste të tjera por nuk arriti të shmangte golin e uellsianëve në 75 nga Moore.

Goli i tyre detyron sërish Prishtinën të hidhet në sulm dhe në 78', Endrit Krasniqi arrin të shënojë për t'i dhënë golin e sigurisë skuadrës dardane që nuk mjaftohet me kaq pasi në frymën e fundit në 94', sërish Otto John shënon edhe golin e katërt.

Kështu, sfida mbyllet me një fitore 4-1 që pothuajse e con skuadrën kryeqytetase të Kosovës në raundin e tretë kualifikues të Conference League.