Gjendet peshngritësi i zhdukur, ishte larguar prej 4 ditësh nga fusha e stërvitjes në Japoni
Një peshëngrites i ekipit olimpik të Ugandës që ishte zhdukur prej të premtes në Japoni është gjetur dhe ëhstë në gjendje të mirë shëndetësore. Mbeten mister shkaqet e largimit të tij nga fusha stërvitore dhe autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për ngjarjen.
Është gjetur peshëngritësi i Ugandas, Julius Sekitoleko, i cili rezultonte i zhdukur.
Ai kishte humbur gjurmët prej ditësh gjatë stervitjes para lojrave olimpike në Japoni.
Komiteti Olimpik i Ugandës njoftoi të premten largimin e tij pa adresë nga fusha e stervitjes në Osaka.
Ndërsa këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Olimpik i Ugandës, konfirmoi në një deklaratë të shkurtër lokalizimin e lojtarit pa dhënë detaje për ngjarjen.
Autoritetet e Ugandës thanë gjithashtu se janë duke punuar me Ambasadën e tyre në Tokio për të bërë të mundur kthimin e sigurt të peshëngritësit në vend.
Raportet nga agjencia japoneze e lajmeve thanë se Sekitoleko u zbulua rreth 40 km në jug të qytetit japonez të Nagoya, ku ishte parë duke blerë një biletë treni.
Mediat japoneze sqarojne se ai kishte vetëm një celular, pasi pasaportën e mbante ekipi i Ugandës, i cili mbërriti në Japoni në 19 qershor për stërvitjen.
Mësohet gjithashtu se peshëngritësi mbërriti në Japoni para se të konfirmohej kualifikimi për Lojërat Olimpike.

