Kampion Europe me Italinë, Mancini pret radhën te kasapi në vendlindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2021, 21:39
Kurrë nuk është shquar për sjellje ndryshe veçse të thjeshtë.
Roberto Mancini tregon modestinë dhe thjeshtësinë e tij edhe jashtë fushe teksa një foto e shkrepur nga tifozët ka bërë xhiron e rrjetit.
Trajneri italian i cili po kalon pushimet në vendlindje në Jesi, është kapur duke pritur radhën në lagje te kasapi, i veshur shumë thjeshtë dhe një sjellje për t'u marrë shembull, që e konfirmon edhe biseda me qytetarin tjetër në radhë përballë tij.
Fotoja është komentuar gjatë dhe sigurisht vetëm fjalë të mira për atë që përçon sjellja e nje trajneri si Mancini, Kampion Europe, modest dhe tepër i thjeshtë.
