Seria A, zbulohen oraret e dy javëve të para. Interi menjëherë në fushë

Më 21 Gusht ngre siparin edhe Seria A. Pak më vonë se kampionatet e tjera në Europë por Seria A zbulon oraret dhe ndeshjet e dy javëve të para të sezonit të ri.

Do të jenë menjëherë kampionët në fuqi të Interit që të Shtunën e 21 Gushtit të hapin sezonin teksa presin në “San Siro” Genoan në orën 18:30 dhe në të njëjtën orë Verona do të presë Sassuolon në “Bentegodi”.

 

Në të njëjtën ditë, në orën 20:45 do të luhen dy ndeshjet e tjera, Empoli-Lazio dhe Torino-Atalanta.

Java e parë plotësohet të dielën me 4 takime ku Juventusi do të debutojë në mbrëmje në 20:45 në fushën e Udineses dhe Napoli pret Venezian në të njëjtën orë në “Maradona Stadium”.

Të hënën e 23 Gushtit mbyllet java e parë e Serisë A me dy ndeshje ku I takon Milanit të debutojë në mbrëmje në orën 20:45 ndaj Sampdorias në transfertë.

Më poshtë dhe kalendari i plotë i dy javëve të para të Serisë A.

Java e Parë:

Verona-Sassuolo (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)

Inter-Genoa (e shtunë, 21 Gusht, ora 18:30)

Empoli-Lazio (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)

Torino-Atalanta (e shtunë, 21 Gusht, ora 20:45)

Bologna-Salernitana (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)

Udinese-Juventus (e diel, 22 Gusht, ora 18:30)

Napoli-Venezia (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)

Roma-Fiorentina (e diel, 22 Gusht, ora 20:45)

Cagliari-Spezia (e hënë, 23 Gusht, ora 18:30)

Sampdoria-Milan (e hënë, 23 Gusht, ora 20:45)

 

Java e Dytë:

Udinese-Venezia (e Premte 27 Gusht, ora 18.30)

Verona-Inter (e Premte 27 Gusht, ora 20.45)

Atalanta-Bologna (e Shtunë 28 Gusht, ora 18.30)

Lazio-Spezia (e Shtunë 28 Gusht, ora 18.30)

Fiorentina-Torino (e Shtunë 28 Gusht, ora 20.45)

Juventus-Empoli (e Shtunë 28 Gusht, ora 20.45)

Genoa-Napoli (e Diel 29 Gusht, ora 18.30)

Sassuolo-Sampdoria (e Diel 29 Gusht, ora 18.30)

Milan-Cagliari (e Diel 29 Gusht, ora 20.45)

Salernitana-Roma (e Diel 29 Gusht, ora 20.45)