Zyrtare, Armando Broja firmos rinovimin deri në vitin 2026 te Chelsea

Zyrtare, Armando Broja firmos rinovimin deri në vitin 2026 te Chelsea
Pritej vetëm zyrtarizimi dhe më në fund ka ardhur.

Chelsea "blindon" sulmuesin shqiptar, Armando Broja me një kontratë të re pesë vjecare deri ne vitin 2026.

Palët kishin biseduar prej kohësh për rinovimin dhe dëshira e përbashkët ishte për të vazhduar së bashku pasi te Chelsea e konsiderojnë sulmuesin e së ardhmes e jo më kot edhe kontrata është e gjatë për pesë sezone.

Broja është produkt i akademisë së Chelseat dhe për drejtuesit do të jetë shumë i rëndësishëm madje në shtypin anglez u shkruajt se sulmuesi kuqezi konsiderohet si blerje e re në sulm për Tuchel dhe nuk do të ketë nevojë për një tjetër lëvizje në merkato.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundesia që nëse Abramovich bën një goditje të madhe alla Haaland apo Lewandowski, Broja të huazohet serish si sezonin e kaluar kur te Vitesee shënoi 11 gola në Eredivisie.