Janë kundër zhvillimit, japonezët nuk besojnë se Olimpada do të jetë e sigurtë

Që pasi shpërtheu pandemia në vitin 2020 japonezët janë shprehur kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në vendin e tyre.

Kultura e tyre nuk e pranon diçka të tillë edhe nëse do të kishte përfitime ekonomike dhe në të gjitha sondazhet e krijuara për këtë event, në asnjë prej tyre që pas pandemisë nuk ka patur votim pro zhvillimit të Olimpiadës.

Edhe sondazhi i fundit masiv, në prag të startit të eventit madhor konfirmoi të njëjtin trend, dëshirën e japonezëve kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokyo, sigurisht për shkak të infektimeve nga covid-19.

Vetëm 33% e qytetarëve të pyetur u shprehën pro zhvillimit të Lojërave Olimpike ndërsa 55% e tyre janë plotësisht kundër.

Edhe më domethënës është sondazhi lidhur me sigurinë e eventit pasi vetëm 21% e tyre që votuan mendojnë se Olimpiada do të jetë e sigurtë dhe e mbrojtur ndërsa 68% e japonezëve mendojnë dhe nuk besojnë se Lojërat Olimpike të mund të zhvillohen të sigurta për shkak të infektimeve nga koronavirusi dhe variant Delta që është kthyer në një problem.