Drejt dështimit shkëmbimi Griezmann-Saul mes Barçës dhe Atleticos
Shkëmbimi i bujshëm mes Antoine Griezmann dhe Saul Niguez është drejt dështimit. Operacioni i madh i merkatos mes dy klubeve që më shumë ishte si një “truk” për të rregulluar më shumë edhe bilancet e dy skuadrave nuk mund të konkretizohet pasi pengesat janë më të mëdha sesa dëshira e madhe e dy ekipeve rivale.
Barcelona donte të “hiqte qafe” Griezmann si për aspektin teknik që nuk përshtatet shumë me lojën e Koeman ashtu edhe për pagën e lartë që merr francezi, te 30 mln euro në vit.
Katalanasit pretendonin që pas shkëmbimit të lojtarëve, Atletico të merrte përsipër një pjesë të pagës së Griezmann por “los colchoneros” e kanë përjashtuar kategorikisht këtë opsion dhe mbeten të palëvizur.
Presidenti Cerezo tha se mund të ndodhë gjithçka në futboll duke hapur dyert për rikthimin e Griezmann por me këto kushte shanset janë pothuajse zero.
Në një situate të tillë duket se Saul është i prirur që të transferohet në Premier League ku Liverpooli insiston prej kohësh dhe mund të përfshijë një lojtar tjetër për të kënaqur kërkesat e Atl. Madrid.
