Shokuese në Angli, lojtari i Everton arrestohet për abuzim seksual me të mitur
Një lajm shokues ka tronditur futbollin anglez teksa që në orët e para të mëngjesit është prangosur një futbollist i Premier League ku fillimisht emri i tij nuk u be publik.
Menjëherë Everton njoftoi se ka pezulluar një lojtar dhe mediat nisën të zbulonin emrin e lojtarit i cili u prangos nga policia me akuzën e abuzimit seksual me të mitur.
Pas shumë insistimeve nga shtypi anglez u kuptua se futbollisti i arrestuar ishte Gylfi Sigurdsson, sulmuesi islandez i cili është liruar më pas deri në përfundimin e hetimeve. Nuk ka shumë të dhëna mbi akuzat dhe atë që ka ndodhur por Sigursdsson është në telashe të mëdha dhe ngjarja po bën shumë zhurmë në Angli dhe në Islandë, e jo vetëm.
31-vjecari është i martuar dhe siç zbulohet, bashkëshortja e tij ka fshirë çdo profil të saj në rrjetet sociale pasi ka patur reagim të fortë dhe çështja është shumë e ndjeshme për të gjithë.
