Ekskluzive/ Erik Lloshi: Shumë shpejt do bëhem baba, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2021, 19:55
Në një intervistë për “RTV Ora”, me gazetarin Ronaldo Sharka, këngëtari Erik Lloshi, është shprehur se ndihet shumë i lumtur me bashkëshorten.
Më tej ai thotë se së shpejti dëshiron të bëhet baba, por megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai.